Skema e ketij kampionati me “Final 4” eshte komentuar gjate ne opinionin sportiv shqiptar. Shumica e njerezve kane qene kunder saj sepse mendojne qe kjo skeme ka zbehur garen per titullin kampion dhe ka ulur nivelin e gares.
Me kete pjese te njerezve eshte bashkuar edhe komentatori i njohur Ylli Aga. Sipas tij, kjo skeme eshte e pakuptueshme sepse garen nuk e fiton ai qe del i pari ne “maratone”, por ai qe fiton “100 metershin” e fundit.
“Që në fillim kam qenë kundër skemës në aspektin sportiv, sepse godet AND-në e garës së kampionatit. Kampionati është maratonë, ti duhet të jesh i kujdesshëm gjatë gjithë sezonit. Tani luan një kampionat, do të mbarosh një maratonë dhe pas maratonës ekipet do të bëjnë një garë 100 metërshi. Dhe kush fiton 100 metërshin del kampion.
Kjo është pjesa sportive. Kampionati thotë gjithmonë të vërtetën. Jam kundër skemës. Ndodhi për të rritur mundësinë që klubet të përfitojnë nga të ardhurat”- eshte shprehur ai.