Gazetari i Supersport, Ylli Aga, pas vendimit të trajnerit Kristian Panuçi, të mos flasë për Supersport pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, pati një reagim të ashpër ndaj trajnerit të Kombëtares.
“Trajneri ka minimumin e detyrimit të dalë në këtë ndeshje, qoftë për të dhënë një opinion, për mënyrën se si u paraqit Kombëtarja, më pas mund të refuzojë të përgjigjet pyetjeve, qoftë për qejfmbetje që mund të jenë bërë këtu.
E kam shumë të vështirë të gjej përgjigje, për të gjitha lëvizjet e dyshimta të trajnerit, në raport edhe me atë të jashtëzakonshme në Durrës, ku mendohet se çfarë do të ndodhë, në orar kur luheshin ndeshjet e Superiores,
dhe më pas, Panuçi shfaqet në stilin Zhoze Murinjo, ku trajneri bën ironikun, dhe duke ngritur aludime që në fund nuk iu dha përgjigje. Ndjej një zhgënjim të madh, për një person që përfaqëson një kulturë të caktuar, të ketë një braktisje të tillë përgjegjësish” – deklaroi Ylli Aga.