Ylli Aga, gazetar sportiv, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ecurinë e trajnerit Silvinjo, në drejtimin e Shqipërisë. Ai u shpreh se tekniku brazilian po sillet si një trajner klubi dhe jo si trajnerët klasikë të kombëtareve.
Sipas tij, konfirmimi për punën e Silvinjos, janë dy zbulimet, Jasir Asani dhe Mario Mitaj.
“Puna që po bën Silvinjo, është se po sillet si një trajner klubi, në kuptimin e mirë. Është maksimalisht i përkushtuar te puna e tij. Çdo ditë në zyrë, punë me stafin, video e analiza pa fund.
Komunikime dhe ndjekje të lojtarëve. Nuk është ai trajneri klasik i ekipit kombëtar, që pak para grumbullimit bën listën, bën komunikimin kush është më i miri dhe kush nuk vjen dhe më pas puna që bëhet gjatë grumbullimit.
Silvinjo është në punë gjithë ditën. Konfirmimi më i mirë është Jasir Asani. Një lojtar 28-vjeçar, që luan në Korenë e Jugut. Trajneri e ka parë se është i vlefshëm për mënyrën si do luajë ekipi kombëtar dhe besoj se ia ka shpërblyer. Edhe besimi për një 19-vjeçar si Mario Mitaj dhe kemi një lojtar të fituar.”, u shpreh Ylli Aga.