Ziyech është një nga yjet që nuk u largua nga Ajax-i pas atij sezoni të jashtëzakonshëm në Champions League një vit më parë, i cili po synon të bëjë të njëjtën gjë këtë vit me skuadrën holandeze.
Marokeni ishte protagonist kryesor në fitoren 0-2 të skuadrës së Erik ten Hag në transfertë ndaj Lille-s. Ai arriti të realizojë golin e parë në këtë sfidë, ndërsa u bë protagonist pozitiv edhe në fundin e takimit, kur një fans “pushtoi” fushën për të takuar “idhullin e tij”.
Futbollisti tregoi se është një njeri i madh përveçse një futbollist i tillë, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë të riut. Madje, pas i doli nga fusha i dhuroi edhe bluzën e tij, duke u vlerësuar nga të gjithë për këtë veprim.
Megjithatë, episodi më i çuditshëm ndodhi më pas. Nuk vonoi shumë dhe fanella që tifozi mori nga marokeni doli në shitje në “eBay”! Fanella ka dalë në shitje për një shumë prej 1,020 euro, ndërsa për të vërtetuar origjinalitetin e bluzës në foto duket edhe një shenjë balte në anën e majtë të saj./a2news/