Në repartin mbrojtës, Bayern Munich ka bërë dy blerje fantastike me Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez, duke shpenzuar 115 milionë euro.
Tashmë drejtuesit bavarezë po po kërkojnë personel të ri për repartin sulmues të skuadrës.
Interesi për Nicolas Pepe që luan te Lille dhe Callum Hudson-Odoi i Chelsea-t vazhdon të jetë i madh, por sipas spanjolles Sport, Hakim Ziyech është blerja e parë e sulmit.
Transferimi i lojtarit të Ajax thuhet të jetë në faza të avancuara dhe vetëm detajet mungojnë për finalizimin.
Marokeni ka shënuar 18 gola në 38 ndeshje këtë sezon, duke përgatitur edhe 17 të tjerë./telesport/