Janj Oblak është bërë lojtari i parë nga Atletico Madridi që ka pranuar në mënyrë sportive humbjen përballë Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Los Blancos triumfuan përmes penalltive ndaj Los Cholchoneros, për të kaluar në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë.

Por, vëmendjen e këtij derbi e mori penalltia e ekzekutuar nga Julian Alavrez, me argjentinasin që preku paqëllimshëm me këmbën e djathtë topin, ndërsa po e godiste me të djathtën.

Alvarez realizoi, mirëpo goli u anulua nga gjyqtari Marciniak për prekje të dyfishtë, ndërsa Oblak është pajtuar me situatën.

“Julian shënoi, por ai preku topin, çfarë mund të themi më shumë për këtë situatë, është e vështirë”, ka deklaruar fillimisht portieri slloven.

“Nuk kishim fat, mendoj se ky është shpjegimi. Unë nuk e pash goditjen, as Julian nuk më tha asgjë”.

“Kur e pash reagimin e gjyqtarit (për prekjen e dyfishtë nga Alvarez), e imagjinova se ka ndodhur”.

“Unë e besoj se ka ndodhur, nëse nuk ka ndodhur do të ishte keq, por unë e besoj”, ka shtuar më tej Oblak. UEFA ka sqaruar se Alvarez e kishte goditur topin dy herë, andaj edhe ishte anuluar penalltia e tij. /Telegrafi/