Barcelona do të monitorojë tregun e lojtarëve të lirë përpara verës së ardhshme dhe një lojtar që ata mund të kërkojnë të marrin është Joshua Kimmich.Mesfushori gjerman e sheh kontratën e tij me Bayern Munich të mbarojë në fund të sezonit dhe gjatë 12 muajve të fundit, ai ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Kataluni.
Kimmich do të përballet me Barcelonën sot (e mërkurë) dhe ai pranoi se mezi e pret ndeshjen. Ai foli edhe për afinitetin që ka për klubin nga Camp Nou.
“Barcelona ka pasur ndikim tek unë, si dhe në kombëtaren spanjolle. Ata fituan tre tituj radhazi. Mbi të gjitha më kujtohet Xavi Hernandez, ai ishte idhulli im, më pëlqente të shikoja ndeshjet e tij. Kur Pep Guardiola ishte trajner me tiki-taka, ky ishte një revolucion, ata dominuan rivalët dhe deri më sot ai është një shembull për t’u ndjekur”, ka thënë fillimisht Kimmich.
“Kundër Barcelonës është diçka shumë e veçantë. Disa herë kanë folur për mua, por nuk është më e veçantë për këtë, sepse klubi është i rëndësishëm, me një ekip të mirë dhe një traditë të suksesshme. Për ne dhe për tifozët”.
Kimmich u pyet në lidhje me spekulimet që e lidhin atë me Barcelonën, dhe ai refuzoi të mohojë pafundësisht se një lëvizje mund të ndodhë verën e ardhshme.
“Në futboll nuk mund të përjashtohen kurrë gjërat. Tani për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt nuk po mendoj për këtë, por nuk mund të përjashtohet”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/