Paulo Dybala nuk po kalon një nga momentet më të mira. Pas dëmtimit të pësuar kundër Cagliari-t, “La Joya” është kritikuar nga Mina Rzouki, gazetarë e “BBC”. Në shkrimin e saj, në fakt, sulmuesi përshkruhet si hipnotizues, fenomenal… ndonjëherë. Baza e këtij shkrimi kanë qenë zërat që kanë folur për një transferim të mundshëm të argjentinasit te Manchester United. Artikulli duket se ka qenë një këshillë për klubin anglez që të mos e bëjë një gjë të tillë, edhe duke krahasuar lojën e Allegri-t me atë të Mourinho-s, dy trajnerë që mendojnë më shumë për rezultatet sesa për lojën e bukur:
“Stili i Juventus nuk e lejon lojtarin që të shprehë në maksimum talentin që ka”. Duke u nisur që nga finalja e Champions League, e luajtur si “fan”azmë”, kritika ndaj Dybala përqendrohet kryesisht te ky sezon, gjatë të cilit, lexohet në shkrim, “nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist në Champions League, pavarësisht 500 minutave të luajtura” sepse “kur presioni rritet, ai zhduket”.
Edhe 14 golat e realizuar më kampionat analizohen në mënyrë të detajuar: “Dy tregolësha dhe dy golat në derbin e Torino-s e kanë shtyrë Italinë të flasin për kthimin e gjeniut Dybala. Mbresëlënëse? Ndoshta, por vlen të përmendet se një nga dy tregolëshat i ka shënuar kundër Genoa-s, skuadër që mban vendin e 14-të në Serinë A, dhe kundër Sassuolo-s, vendi i 15-të.
Pjesën tjetër të golave i ka shënuar kundër Cagliari-t (vendi i 16-të), Chievo-s (13), Verona (19) dhe Spal (17). Torino është e vetmja skuadër në krahun e majtë të renditjes kundër së cilës Dybala ka shënuar, por ata kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas 24 minutash. Në të vërtetë, ka shënuar edhe kundër Sampdoria-s, edhe pse ka qenë një gol i parëndësishëm për rezultatin final.
Përfundimi i shkrimit nuk ka qenë aspak pozitiv: “A duhet konsideruar akoma një lojtar i ri? Neymar është vetëm një vit më i madh dhe është lojtari më i paguar në histori, Mbappe është 5 më i vogël. Dybala është një lojtar fantastik, nuk ka dyshime, por koha kalon dhe ai duhet të tregojë akoma se mund të krahasohet me elitën”. Prej këtu ka ardhur dhe titulli: “Brilliant but inconsistent”, i shkëlqyer, por pa vazhdimësi./telesport/