Borussia Dortmundi e ka një detyrë tejet të vështirë për të eliminuar Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe tani do të mbeten të detyruar ta bëjnë këtë pa lojtarin që me gjasë do të kontribuonte më së shumti në këtë drejtim. 

Qendërmbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit dhe për këtë arsye do t’i humbasë të dyja ndeshjet. 

Schlotterbeck ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm në mbrojtjen e Dortmundit këtë sezon, megjithatë, ai do të mbetet jashtë fushave për disa muaj me radhë. Dortmundi ka njoftuar pasditen e së hënës se Schlotterbeck ka këputur meniskusin e tij. 

Ai bashkohet tani katër mungesave të tjera me të cilat trajneri Nico Kovac do të përballet, duke përfshirë edhe partnerin e tij në mbrojtje Niklas Sule, për të cilin Mundo Deportivo ka raportuar se ka pak gjasa ta arrijë këtë ndeshje. 

Ka gjithashtu një dyshim të madh edhe për Marcel Sabitzer, i cili ka pasur paraqitje fantastike në mesfushë si dhe kishte luajtur mirë në takimin e fundit ndaj Barcelonës në fazën e ligës. 

Në krahun e majtë, Rami Bensebaini gjithashtu ishte zëvendëusar ndaj Freiburgut të shtunën dhe prezenca e tij ndaj blaugranasve mbetet në dyshim./Telegrafi/