Antoine Griezmann krijoi një pjesë të vogël të historisë së Ligës së Kampionëve, të mërkurën, pasi shënoi golin e 8000-të të këtij kompeticioni, duke luajtur për Atletico Madrid. S

ulmuesi i Francës ka një vit për t’u kujtuar gjatë, sepse doli me Atletico Madrid në vendin e dytë të La Liga-s, fitoi Ligën e Europës dhe Superkupën e Europës, pa harruar triumfin me kombëtaren e tij në Botërorin e Rusisë.

Dhe, pasi të besuarit e Diego Simeone vuajtën në ndeshjen hapëse të grupit të Ligës së Kampionëve për këtë sezon, ata u rikthyen në më të mirën e tyre të mërkurën, duke mundur Club Brugge 3-1.

Si zakonisht, Griezmann ishte mes shënuesve të golave, duke realizuar në minutën e 28-të dhe barazuar epërsinë e hershme të belgëve. Ky gol, për më tepër, ishte i 8000-ti në historinë e Ligës së Kampionëve. Kampioni i botës shënoi edhe golin e dytë për të tijtë, në minutën e 67-të.

Griezmann, pra, hyn në një grup të shquar lojtarësh, të cilët kanë shënuar golat jubilarë që nga emërtimi i këtij kompeticioni si Liga e Kampionëve, në vitin 1992. Ish-sulmuesi i Evertonit dhe Nigerisë, Daniel Amokachi, ishte njeriu i parë, që do të shënonte në këtë garë.

Përfaqësuesit e tjerë të rëndësishëm përfshijnë David Trezeguet, i cili shënoi golin e 3000-të në fitoren 7-0 të Juventusit kundër Olympiacos, dhe Peter Crouch, shënuesi i golit të ​​4000-të si lojtar i Liverpool, kur mundi PSV Eindhoven me rezultatin 1-0, në prill 2007.

Goli i 7000-të në Champions ishte shënuar nga Angel Di Maria për PSG, në nëntor 2015, pasi gjigandët e Ligue 1 shkatërruan Malmo, me rezultatin 5-0.