Sandro Tonali, mesfushori i Brescia-s, konsiderohet si e ardhmja e mesfushës së Italisë dhe për të interesohen disa prej skuadrave më të mëdha të Serisë A.

I pranishëm në edicionin e 15-të të turneut “Amici dei Bambini”, vetë lojtari ka thënë: “Jam i qetë, jetoj momentin. Dua të vazhdoj kështu dhe ta mbyll sa më mirë kampionatin”.

“Në fëmijëri kam qenë tifoz m e Milan-in dhe shembulli im në fushë është Gattuso. Do të doja që të stërvitesha nga një si ai. Unë si Pirlo? Ndihemi mirë në të gjitha pozicionet e mesfushës, duhet vetëm të punoj për t’u përmirësuar. Ëndrra? Të fitoj Serinë A me Brescia-n”.

Tonali konsiderohet nga të gjithë si pasardhësi i Pirlo-s dhe për të interesohen Juventus, Inter dhe Milan./telesport/

https://www.youtube.com/watch?v=u_Y1J8XRePQ