Khvicha Kvaratskhelia, lojtari kryesor i Gjeorgjisë, ka rrëfyer shumë herë se ka idhull Cristiano Ronaldon dhe tani po përgatitet të përballet me Portugalinë, me shpresën që “ylli” i luzitanëve të mos pushojë, por të jetë në fushë përballë tij.
“Unë nuk jam në ankth. Por kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar, duke luajtur kundër Ronaldos. Ronaldo nuk luan më në Evropë, por ai është në grupin tonë dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Shpresoj të dal nga kjo ndeshje me fanellën e Ronaldos, shpresoj që ai ta ma japë mua”.
Kvaratskhelia foli edhe për Rafael Leãon, pasi tashmë janë përballur me njëri-tjetrin në Serinë A, ndonëse ai është i vetmi lojtar i pezulluar në Kombëtare për këtë ndeshje.
“Rafael Leão është një person i mirë, ai është një lojtar i mirë, kam shumë respekt për të. I uroj lumturi”.
Gjeorgjiani, megjithatë, nuk i intereson emrat apo opsionet e Roberto Martínez për 11-shen titullare:
“Në ekipin portugez të gjithë luajnë në nivelin më të lartë, janë shumë me përvojë dhe japin gjithçka. Ne i respektojmë kundërshtarët tanë dhe kemi luajtur kundër ekipeve shumë të mira dhe kemi fituar shumë sfida. Emrat nuk kanë rëndësi, ne i respektojmë të gjithë. Ne jemi këtu për të fituar. Ne e dimë se çfarë të bëjmë nesër për të marrë një rezultat të mirë, pavarësisht se kush do të hyjë në fushë për Portugalinë”.
Kvaratskhelia pranoi gjithashtu se është normale që Gjeorgjia të jetë më e motivuar për këtë ndeshje, pasi Portugalia tashmë është kualifikuar për në fazën e 16-të.
“Nuk duhet të harrojmë se është një lojë shumë e vështirë edhe psikologjikisht. Ne jemi më të motivuar se Portugalia, sigurisht sepse ata janë tashmë të kualifikuar, ne kemi shumë motivim për të luajtur kundër një ekipi të kësaj madhësie. Shumë njerëz nuk besuan në kualifikimin tonë, por ja ku jemi dhe mund të mendojmë edhe të mposhtim Portugalinë dhe të kalojmë. Gjithçka është e mundur, edhe nëse ka vetëm 1% mundësi, ne do të japim gjithçka dhe do të duam ta shtojmë këtë në historinë e kombëtares sonë”.