Emre Can ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Juventus, sipas raporteve në Itali.
Can, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në fund të sezonit, nuk ka dashur të rinovojë marrëveshjen dhe tani mesa duket është pranë transferimit në Itali.
Sipas Gazzetta dello Sport, gjermani do të veshë fanellën e Juventus duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ku do të fitojë 6.5 milionë euro në vit.
Gazeta italiane raporton se marrëdhënia e mirë e drejtorit sportiv të Juventus Fabio paratici me agjentin e Can, Reza Fazeli, ishte vendimtare për të marrë shërbimet e lojtarit.
24-vjeçari gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester City dhe Bayern Munich.
Sipas Tuttospot, Juventus do ta bëjë publik lajmin pas gjysmëfinales së Liverpool ndaj Roma-s të mërkurën./telesport/