Real Madrid do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit me një sulmues. Humbja nga Barcelona 0:3 në Santiago Bernabeu ka bindur edhe trajnerin Zinedine Zidane se skuadra ka nevojë për një sulmues. Tashmë drejtuesit e kampionit të Evropës janë vënë në kërkim të një sulmues, me Mauro Icardin si opsion të parë. Por, transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi Inter nuk dëshiron largimin e tij dhe lojtari është i lumtur në Giusseppe Meazza.
Opsion i dytë sipas Mundo Deportivo është sulmuesi fantastik i Manchester Cityt, Kun Aguero, i cili do të jetë lojtarë i lirë gjatë verës.Ditë më parë Guardiola dha indikacione se lojtari nuk do të vazhdojë kontratën, duke ia hapur kështu rrugën kalimit të tij në Bernabeu gjatë janarit.