Mbreme ne “Loro Boriçi” eshte zhvilluar nje ndeshje e nje niveli te larte futbolli, ajo e Liges se Kampioneve te Europes ne mes ekipeve te femrave te Vllaznise dhe danezeve te Fortuna Hjorring.

Keta te fundit kane rene ne sy per klasin e larte qe kane treguar ne fushen e lojes. Jo me kot konsiderohen nje nga ekipet me te forta te Europes te cilat u dalluan per paraqitjen e tyre ne fushen e lojes duke spikatur si ne aspektin fizik por edhe ate taktik.

Por edhe tek Vllaznia ka patur futbolliste qe kane shkelqyer. Tifozet qe kane qene te pranishem ne stadium por edhe ato qe e kane ndjekur nga ekrani i televizionit, kane evidentuar me se shumti njeren prej tyre: Numrin 5.

Numrin qe e ka mbajtur futbollistja Arbiona Bajraktari e cila ka qene “ylli” i kesaj mbremje ne formacionin kuqeblu. Lojtarja qe vetem dy dite me pare ka festuar 23 vjetorin e lindjes ka treguar klas te larte ne 96 minutat e gjithe ndeshjes, e shkelqyer ne lojen me top, pozicionale, e sakte ne lojen ne ajer, e shpejte dhe e kudondodhur.

Nese ekipi danez kishte ne perberje te saj lojtare te kombetares se saj por edhe te Finlandes dhe shteteve te tjera, Bajraktari qe eshte edhe anetare e ekipit kombetar shqiptar, nuk u ka lene gje mangut. Nje garanci e madhe ne mbrojtje dhe me siguri qe me te ne perberje, Vllaznia eshte shume me e forte.
www.shkodrasport.com