acizmi dhe kërcënimet në rrjetet sociale janë bërë e modës për një sportist nga tifozët kundërshtar apo dhe nga tifozët e tyre kur dështojnë të fitojnë trofe.
Nga një studim i bërë në Amerikë mbi sportistin më të fyer në ‘’Twitter’’, rezultoi se vendin e parë e zë basketbollisti Lebron Xhejms i cili ka marrë në total 122 mijë mesazhe fyese dhe raciste. Ylli i NBA-së është shumë popullor në ‘’twitter’’ me 48 milionë ndjekës, por jo të gjithë e përkrahin.
I dyti në listë është futbollisti i Mançester Junajtid, Markus Rashford i cili ka marrë 32 mijë mesazhe fyese.
Në listë ka emra të tjetre sportistësh të njohur si Tom Bredi dhe Kevin Durant, ndërsa renditjen e mbyll Kristiano Ronaldo i cili ka marrë 11 mijë mesazhe fyese dhe mban vendin e 10-të.