Pritet vetëm lejekalimi nga FIFA, por duket se Mançester Junajtid ka siguruar yllin e ardhshëm të futbollit botëror, të cilin po e ndiqnin me vëmendje shumë prej klubeve më të njohura në Europë.
Vetë “djajtë e kuq” kanë bërë të ditur se kanë siguruar transferimin dhe regjistrimin si fillim në akademinë e tyre të 16-vjeçarit Hanibal Mejbri, i cili ka qenë pjesë e Monakos deri tani.
Klubi bëri të ditur se duke qenë një adoleshent, duhej më parë që FIFA të lejonte këtë transferim, por është i bindur se do të lejohet kalimi i tij në radhët e “djajve të kuq” për të vazhduar karrierën me ta.
Mediat franceze kanë zbuluar se për të bërë të mundur kalimin e lojtarit, Mançester Junajtid ka shpenzuar 10 milionë euro, me gjysmën që do të paguhet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në kohë në varësi të asaj që do të shfaqë Mejbri me fanellën e skuadrës së të rinjve të këtij ekipi. /vipsport/