Real Madridi është padyshim një nga klubet më të mëdha në botë dhe është ëndrra e thuajse çdo futbollisti ta vesh fanellën e tyre.
Por të pakët janë ata futbollistë që refuzojnë Real Madridin nëse i vije një ofertë nga Los Blancos.

Talenti i Kroacisë dhe Dinamo Zagrebit, Martin Baturina, ka ‘refuzuar’ ofertën e Real Madridit, raporton Patrick Berger.Los Blancos po i ofronin 21-vjeçarit një marrëveshje pesëvjeçare, duke përfshirë huazimin dy-vjeçar të lojtarit brenda Spanjës.

Por kjo nuk i pëlqeu lojtarit i cili vendosi të refuzoj ofertën e Real Madridit pasi qëllimi i tij është të shkoj në një top klub dhe të luaj aty e jo të shkoj në huazim.

Barcelona, ​​Atletico Madrid dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e kroatit, çmimi i të cilit thuhet të jetë 20-25 milionë euro.

Baturina ka shënuar dy gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 17 paraqitje për Dinamo e Zagrebit këtë sezon, duke përfshirë një gol dhe dy asistime në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/