Në Çezena po lind një yll. Fjala është për sul muesin Stiven Shpendi, i cili është grumbulluar nga Shpresa për miqësoret e radhës. Duke nisur nga numri i tij në fanellë që është 11, tregon edhe numrin e golave që ai ka shënuar deri tani në kampionat.
Vetëm një vit më parë, Stiven Shpendi dhe vëllai i tij binjak, Kristian, udhëhiqnin me gola të rinjtë e Çezenës, ndërsa sot Stiven po tërheq zvarrë me gola dhe paraqitje skuadrën e parë të Çezenës. Kristiani pësoi një dëmtim në nisje të sezonit dhe humbi disi ritmin, ndërsa Stiven nuk u ndal dhe përveçse fitoi hapësirë në formacionin e trajnerit Domeniko Toskano, ka arritur që të shënojë edhe 11 herë, dy golat e fundit ishin pak ditë më parë ndaj Entelës.
2003-shi ME MË SHUMË GOLA- Stiven, i cili në ditët në vijim do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës deri më 30 qershor 2026, është padyshim lojtari më i mirë i lindur në vitin 2003 në të gjithë Serinë C dhe në të gjithë Italinë për golat e shënuar.
Në muajin maj ai do të mbushë 20 vjeç dhe shifrat e tij janë të shkëlqyera. Askush në moshën e tij nuk ka shënuar aq dhe ndjekësi më i afërt është mesfushori i Rexhinës në Serinë B, Xhovani Fabian, me tetë gola. Për të kaluar në Serinë A që koeficienti rritet ndjeshëm, ku Hojlund i Atalantës ka realizuar gjashtë gola.
MERKATO- Padyshim që paraqitjet e tij nuk po kalojnë pa u vënë re, aq sa për të tashmë ka interes nga disa klube kryesore të Serisë A, mbi të gjitha Milani dhe Napoli, të cilat po e ndjekin nga afër xhevahirin e Çezenës. Kjo sepse Shpendi është i aftë të kombinojë konkretizimin në portë me shkathtësinë dhe mund të përdoret në të gjitha rolet e sulmit. Me pak fjalë, një talent i plotë që është vlerësuar nga të gjithë trajnerët për karakterin dhe profesionalizmin e tij.