Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, Infantino, sot ambasador i Botërorit për klube, ka folur për turneun që do të nisë më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara për gazetarët e ‘La Repubblica’:
“Si do të jetë ky Botëror? “Një turne me cilësi të jashtëzakonshme, me ekipet më të mira. Vetë emri bën që të ëndërrosh, Botëror. Një vitrinë ndërkombëtare, ku të gjithë do të duan të lënë shenjën e tyre. Është emocionuese.”
Ka një miliard dollarë shpërblim: “Përgjithësisht, paratë e bëjnë këtë biznes të lëvizë. Por këtu, ajo që bën ndryshimin është mundësia për të qenë pjesë e një shfaqjeje të pashmangshme.”
Lojtarët ankohen për kalendarin e ngarkuar: “Nuk kam dëgjuar asnjëherë nga të jashtëzakonshmit si Messi, Ronaldo apo Mbappé fraza si ‘po luajmë shumë’. Në sfidat që shkruajnë historinë, kampionët duan të jenë aty.”
Ju luajtët 20 vjet më parë në MLS, si e shihni sot futbollin në SHBA? “Ishte hera e parë që një francez shkonte në Amerikë, tani kanë ndryshuar shumë gjëra. Ata janë të çmendur pas futbollit, kanë ndërtuar fushat dhe akademitë, lëvizja funksionon. Në Europë ndoshta ka pak frikë se kampionati amerikan do të bëhet konkurrues.”