Duke folur për Superioren, Lirim Zalla deklaroi se skuadrat janë të ndara në tre grupe, me atë që kanë treguar deri tani.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Zalla deklaroi se Vllaznia, Skënderbeu, Dinamo dhe Teuta, janë në rritje dhe i kanë vënë ‘zjarrin’ kampionatit.
“Ka tre grupe skuadrash deri tani. Te i pari është Partizani dhe Egnatia, që kanë kanë treguar një nivel të qëndrueshëm.
Pastaj vijnë skuadrat që janë në rritje, Vllaznia. Mos e harrojmë në dy fazat e para ishin në vështirësi të mëdha. Në rritje është Skënderbeu, Dinamo dhe Teuta.
Ky është grupi i skuadrave që i kanë vënë ‘flakën’ kampionatit. Në rënie janë Laçi, Tirana, Erzeni dhe Kukësi. Sidomos për fazën e tretë. Në fazën e fundit do të përcaktohet gjithçka.
Unë shikoj Egnatian dhe Partizanin që do të jenë patjetër në katërshe. Vllaznia ka hedhur dorezën për katërshe, por janë edhe 30 pikë. Kanë një ndeshje të vështirë me Skënderbeun, sukses do të ishte edhe barazimi”- eshte shprehur gazetari Zalla.