Një vit më parë në të njëjtën periudhë, është luajtur një tjetër ndeshje play-offi.

Atëherë, skuadra shkodrane ishte në kategori të dytë dhe luante “finalen” për t’u ngjitur në të parën.

Përballë kishte Sopotin e Librazhdit. Edhe vjet u deshën gjuajtjet e 11-metërshave për të shpallur fituesin.

Portieri shkodran Zamir Vjerdha ishte heroi i tyre me pritjet e tre 11-metërshave. “Vllaznia B” me atë fitore u ngjit në kategorinë e parë.

Sot u përsërit e njëjta histori. Këtë herë ekipi shkodran luante për të mos rënë nga e para.

Përballë kishte Orikun dhe sërish u deshën 11-metërshat për të shpallur fituesin.

Vjerdha priti sërish tre 11-metërsha dhe shpalli ekipin e tij fitues.

21 vjeçari në këtë mënyrë profilizohet si “njeriu i penalltive”. Mbase ai meriton më shumë vëmendje.
© shkodrasport.com