Dukej se Nicolo Zaniolo nuk do të luante më për sezonin 2019-2020, pas atij dëmtimi të rëndë të pësuar në ndeshjen ndaj Juventusit, por ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë ka ndezur shpresat e fantazistit verdhekuq për të kontribuuar në arritjen e objektivave të Romës.
Djaloshi i talentuar italian ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur stërvitjen e diferencuar me klubin e Romës, nën vëzhgimin e trajnerit Fonseca, por edhe fizioterapistëve të klubit, ndërsa pritshmëritë janë që shumë shpejt të nisë stërvitjen e me topin.
Vizitat mjekësore kanë konfirmuar se rikuperimi i Zaniolos ka ecur mjaft mirë, i ndihmuar edhe nga mosha e re, ndërsa te Roma “fërkojnë” duart, pasi fantazisti mund të jetë një vlerë e shtuar për sprintin final të kampionatit, sepse mund të zbresë në fushë në 3-4 ndeshjet e fundit.