Pas pak minutash do te nise ne stadiumin “Selman Stermasi” ndeshja e shumepritur ne mes Tiranes dhe Vllaznise. Nje sfide shume interesante ne mes dy skuadrave me te vjetra te futbollit shqiptar.
Trajneret Shehi dhe Brdaric kane percaktuar tashme edhe formacionet qe do te hedhin nga minuta e pare per kete ndeshje.
Bardheblute do te luajne me Bekajn ne porte e me rradhe, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Toli, Sulejmanov, Batha, Ismailgeci, Celhaka, Kale dhe Halili.
Nderkohe ne krahun tjeter trajneri Brdaric ka bere nje levizje ne formacionin e skuadres se tij duke larguar Imerin dhe duke aktivizuar Jonuz.
Si rrjedhoje, formacioni i kuqebluve ne kete ndeshje do te jete si me poshte: Zogovic ne porte, ndersa ne mbrojtje do te luaje katershja Gurishta, Shehi, Adili dhe Isaevski.
Ne mesfushe do te luaje treshja Krymi, Marku dhe Jonuzi ndersa ne sulm do te luaje treshja A.Hoxhaj, Victor da Silva dhe Dilaver.