Tashmë nuk ka më dilema. Trajnerët Dedja e Dovedan kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të hedhin në fushë nga minuta e parë në sfidën që do të startojë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Bylisit.

Vllaznia do ta nisë ndeshjen me atë formacion që kishim parashikuar paraditen e sotme. Pra në portë do të jetë Efremov dhe para tij katërshja e mbrojtjes e përbërë nga Gligorov, Adili, Malota dhe Marku. Neë mesfushë ndërkohë do jetë dyshja Krymi- Gurishta në qendër dhe në krahë do të luajnë Kruja e Zogaj. Sakaq, sulmi I është besuar dy brazilianëve Hygor e Junior.

Ndërkohë tek Bylisi, ndryshe nga sa mendohej, trajneri Dovedan ka bërë vetëm një ndryshim në formacion. Ishte menduar që nga minuta e parë ta niste si titullar Malçi, por në fund është preferuar Ujka. Të tjerët janë ato që ishin planifikuar që më përpara. Duke filluar nga portieri Hidi e me rradhë, Ntepe, Shkalla, Goxha, Ndreca, Mellugja, Hadroj, Bajramaj, Murataj e Peposhi.

Vllaznia- Bylis

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Kruja, Zogaj, Hygor, Junior. Trajner: Hysen Dedja

Bylis: Hid, Ntepe, Shkalla, Goxha, Ndreca, Mellugja, Hadroj, Bajramaj, Murataj e Peposhi. Trajner: Veljko Dovedan

Arbitër: Juxhin Xhaja (Tiranë)