Kishte deklaruar gjithnjë se ai do të ishte i fundit që do të dorëzohej dhe do të tërhiqej nga “lufta” që kishte marrë përsipër, por në fakt, nuk e çoi deri në fund.

Ernest Gjoka me këtë vendim të marrë menjëherë pas ndeshjes me Partizanin e të zyrtarizuar ditën e djeshme, ka bërë shumë “kundërshtarë”.

Shumëkush nuk ia fal një gjë të tillë sepse “timonieri” asnjëherë nuk duhet ta lërë vetëm “anijen”.

Vetë tekniku ende nuk është shprehur në media në lidhje me këtë largim të tij por burime pranë Gjokës e kanë dhënë një version.

“Ai vendosi të largohej pikërisht atëherë kur e pa se skuadra nuk i bindej më.

U vërtetua kjo gjë në ndeshjen ndaj Partizanit e cila në vetvete duhej të ishte një finale por në fushë futbollistët e Vllaznisë nuk treguan asgjë.

Dhe në kushte të tilla, kur askush nuk të bindet, trajneri e ka parë të arsyeshme që më mirë të largohej”- thotë burimi ynë.

A është e vërtetë kjo gjë? Të presim. Gjoka me siguri që do të flasë pas pak ditësh.

Pikërisht atëherë kur kampionati të ketë përfunduar dhe gjithçka të ketë marrë fund.
© shkodrasport.com