Mesohet emri i njeriut qe do te drejtoje ndeshjen Vllaznia- Bylis, e cila starton ne oren 13.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, e vlefshme per javen e gjashte te Kategorise Superiore.
Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar kete takim arbitrit te FIFA-s, Eldorian Hamiti. Ne fakt edhe para dy javesh ky arbiter e drejtoi Vllaznine ne Durres ndaj Teutes dhe ne fakt shkodranet e kane kontestuar.
Ai do te kete ndihmen e asistentit po nga Lezha Ridigers Çokaj, ndersa asistenti i dyte eshte Mario Shazivari dhe arbiter i katert do te jete Mario Shabanaj.
Vezhgues i arbitrave do te jete Servet Bogdani nga Durresi ndersa delegat i FSHF-se Petrit Brahja. Shkodranet kerkojne vetem arbitrim korrekt nga Hamiti dhe ndihmesit e tij./SHKODRA-SPORT.COM/