Skuadra e Vllaznisë tashmë ndodhet në ambjentet e stadiumit “Zeqir Ymeri” të Kukësit dhe çdo gjë është gati për nisjen e ndeshjes ndaj skuadrës vendase.
Formacioni, skema dhe mënyra e lojës tashmë u janë bërë të ditur edhe futbollistëve.
Ajo çfarë të bën përshtypje është se në formacionin e skuadrës shkodrane ka edhe “surpriza”.
Trajneri Gjoka ka menduar të bëjë edhe ndonjë lëvizje tjetër përveç atyre për të cilat ka qenë i detyruar.
Kështu, në portë do të jetë Sherri. Në mbrojtje, Gocaj do të luajë nga e djathta, Mersini në të majtë dhe dyshja Pjeshka- Berisha në qendër.
Në qendër të mesfushës do jenë Orelesi e Tafili ndërsa në krahun e majtë Kalaja. Disi surprizë është aktivizimi në krahun e djathtë i Ribajt.
Trajneri Gjoka ka preferuar të bëjë këtë lëvizje duke lënë pushim ditën e sotme Çinarin.
Ndërkohë Lika do të luajë në rolin e mesfushorit të avancuar dhe Sukaj në majë të sulmit.
Me këtë 11-she, Vllaznia do të mundohet të zhvillojë një ndeshje të kujdesshme duke mos i lejuar kundërshtarit hapësira në mesfushë e mbrojtje ndërkohë që do mundohen të dalin shpejt në kundërsulm për të tentuar të shënojnë në portën kukësiane.
www.shkodrasport.com