Veç Florjan Përgjonit të dëmtuar dhe Ermal Metës në dyshim, Qëndrim Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin në ndeshjen kundër Vllaznisë. Tirana pret kuqeblutë më 30 tetor dhe Ismajli shihet si mungesë që peshon, pasi ka luajtur çdo ndeshje si titullar.
Sfida vlen për javën e 11-të të Superiores. Ismajli do të mungojë ndërkohë, sepse ka plotësuar numrin e kartonëve. Mbrojtësi i Tiranës u ndëshkua në sfidën kundër Laçit. Ismajli mori karton të verdhë në minutën e 31-të dhe plotësoi numrin 4 të tyre për një ndeshje pezullim.
Keshtu neser Tirana pritet ta nise ndeshjen me Selmanin ne porte nderkohe qe katershja e mbrojtjes pritet te jete e perbere nga Gjumsi ne te djathte dhe Mici ne te majte, ndersa dyshja e qendres mendohet te jete e formuar nga Dembele dhe Kola.
Treshja e mesfushes do te jete me Meten, Soler dhe Jonuzin, ndersa ne sulm trajneri Shkembi pritet te luaje me Haxhiun, Prengajn dhe Xharmunin. Si alternativa nderkohe jane edhe Isuf ne vend te Micit dhe Jaku ne vend te Metes ngaqe ky i fundit ka patur nje problem shendetesor dhe mund te mos e nise nga minuta e pare.