Vllaznia do te luaje pasditen e sotme ndeshjen e kthimit te turit te dyte te “Uefa Women’s Champions League”, ate ndaj ekipit danez Fortuna. Nderkohe ekipi shkodran ka zbardhur edhe formacionin qe do ta nise takimin nga minuta e pare ne “Nord Energi Arena”.
Ne porte do te jete amerikania Etzel ndersa ne mbrojtje do te luaje Gjini nga e djathta dhe Maliqi ne te majte ndersa ne qender te ketij reparti do te luaje dyshja Bajraktari- Swenson.
Ne mesfushe sakaq do te luaje kapitenia Franja e cila do te kete perkrah edhe Dauzat, Eberhardy dhe Prott ndersa ne sulm do te luaje dyshja e perbere nga Megi Doçi dhe amerikania Amanda Doyle.
Ne stolin e rezervave nderkohe do te jete portieria Raxhimi e me pas Leba, Lufo, Piranaj, Mustafaj, Popoviç dhe Shega. Ekipi kuqeblu eshte pergatitur siç duhet per te bere nje prezantim dinjitoz ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 18.00.
www.shkodrasport.com