Pas 90 minutash do te nise ne Alytus ndeshja shume e rendesishme e “Uefa Women’s Champions League” ne mes kampiones se Shqiperise- Vllaznia dhe asaj te Lituanise- Gintra.

Kjo eshte sfida e fundit e grupit 10 qe me shume te ngjare do te percaktoje edhe skuadren qe do te kualifikohet per ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian.

Problemi me i madh per Vllaznine, se ciles i ben pune dhe barazimi ne kete ndeshje, eshte mungesa per arsye kartonash e kapitenes Esmeralda Franja.

Megjithate stafi teknik duket se e ka studiuar mire kete gje dhe ka zgjedhur alternativen me te mire te mundshme per zevendesimin e saj. Ne fushe nga minuta e pare do te jete malazezja Aleksandra Popoviç.

Te tjerat do te jene po ato qe kane luajtur edhe ne ndeshjet e kaluara duke filluar nga portieria Etzel, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Maliqi, Gjini, Blanchard dhe Bajraktari.

Ne mesfushe perveç Popoviç, do te jene edhe Dauzat, Mustafaj, Vuliç ndersa ne sulm do te luaje amerikania Doyle si dhe Megi Doçi. Kjo e fundit madje do te mbaje edhe shiritin e kapitenes ne kete takim.

Takimi do te nise ne oren 17.00 dhe pritet me interes te madh edhe ne Shkoder. Vllaznia eshte shume prane kualifikimit historik dhe prandaj te gjithe jane me sy e veshe nga Lituania.
www.shkodrasport.com