Vllaznia do te luaje neser ndaj Bylisit ne oren 13.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashme çdo gje duket gati ne kampin shkodran.
Gjendja jo e mire shendetesore e Krujes se fundmi, ka prishur jo pak plane per stafin teknik qe do te jete i detyruar te beje ndonje levizje tjeter ndryshe nga sa e kishte menduar formacionin.
Keshtu, me shume te ngjare, tashme 11-shja baze eshte menduar dhe bere gati per takimin e neserm. Keshtu ne porte do te jete serish Zogoviç e po ashtu edhe ne mbrojtje do te luaje treshja e perbere nga Gurishta, Adili e Imami.
Ne mesfushe rikthehet Isaevski dhe Marku do te kaloje ne qender bashke me Krymin, ndersa ne vend te Krujes ne te djathte pritet te jete Ardit Hoxhaj. Si mesfushor i avancuar do te luaje perseri Imeri, ndersa edhe ne kete ndeshje, Vllaznia do te luaje me dy sulmues te mirefillte.
Dilaver dhe Dunga do te luajne perseri sebashku dhe do te kene per detyre te shenojne serish dhe ta ndihmojne Vllaznine per ta fituar ndeshjen e rradhes, me te cilen ajo do te ngjitej serish e vetme ne krye te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/