Optimizem dhe besim ne kampin shkodran se do t’ia dalin me sukses edhe ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate qe do te luajne pasditen e sotme ne Korçe ndaj Skenderbeut vendas.
Tek Vllaznia çdo gje eshte gati per kete sfide. Ekipi eshte qe mbreme ne qytetin juglindor te vendit dhe stafi teknik nderkohe ka bere gati edhe formacionin dhe ka ndertuar edhe menyren e lojes me te cilen do te kerkojne te mposhtin korçaret.
Sa i takon formacionit, trajneri Brdariç pritet qe t’i besoje serish te njejteve lojtare me te cilet ka luajtur edhe ne ndeshjet e fundit.
Keshtu ne porte do te jete malazezi Zogoviç, ndersa treshja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili dhe Imami.
Ne mesfushen e ngjeshur do te luajne Kruja e Isaevski ne krahe ndersa treshja e qendres do te jete e perbere nga Krymi, Marku dhe Victor da Silva.
Ne maje te sulmit do te jete Dilaver qe do te kete ndihmen e Imerit. Me kete formacion, Vllaznia do te kerkoje te mposhte edhe Skenderbeun, ashtu siç ka bere ne dy ndeshjet e ketij sezoni ndaj Devollit per kupe dhe Apolonise per kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/