Pritej të kishte disa ndryshime në formacion por në fakt vetëm një i
tillë do të jetë për nesër në ndeshjen ndaj Vorës. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë trajneri Lika sot para mediave teksa ka lënë të kuptojë se nuk do të ketë ndryshime të tjera në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Shënkollit.
Kështu, në portë do të jetë Sherri ndërsa në mbrojtje do të luajnë Gocaj nga e djathta e Gurishta nga e majta ndërsa në qendër do të jetë dyshja Ignat- Zeqaj.
Në rolin e mesfushorit shkatërrues këtë herë do jetë Bilali në vend të Krymit të skualifikuar me kartona. Bashkë me të do të luajë edhe Tafili duke formuar kësisoj dyshen e qendrës së mesit të fushës.
Në krahun e majtë ndërkohë do të rikthehet kapiteni Lika ndërsa në të djathtë do luajë Hajdari sërish. Zogaj sakaq do të bëjë rolin e sulmuesit të dytë për të mbështetur brazilianin Zhunior që pritet të jetë pika e referimit e kuqëbluve në manovrën sulmuese.
Vllaznia është e detyruar ta fitojë këtë ndeshje për të ruajtur vendin e parë në renditje dhe pse jo, për të thelluar edhe më shumë diferencën me ndjekësit.
© shkodrasport.com