Ndonese e gjithe vemendja e opinionit sportiv eshte e perqendruar tek ndeshjet e kombetares, Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit, nderkohe ka publikuar edhe kalendarin e ndeshjeve te ardhme te “Abissnet Superiore”, por edhe te Kupes se Shqiperise.

Per t’u ndalur tek java e 31-te e Superiores, nje ndeshje mesohet se do te luhet diten e merkure, ndersa kater te tjerat e saj do te luhen te enjten me date 27 mars. Kete dite do te luhet edhe kryendeshja e kesaj jave, ajo ne mes Egnatias dhe Vllaznise e cila eshte programuar te startoje ne oren 20:00.

Ja kalendari i plote i javes se 31-te:

E merkure, 26 mars

Tirana- Bylis ora 19:00

E enjte, 27 mars

Laçi- Elbasani ora 14:00

Dinamo City- Partizani ora 17:00

Teuta- Skenderbeu ora 17:00

Egnatia- Vllaznia ora 20:00