Kategoria Superiore mbylli ditën e djeshme javën e saj të parë, por ajo rikthehet shumë shpejt.
Ndeshjet e raundit të dytë janë programuar të luhen në mesjavë, të ndara në dy ditë, të martë e të mërkurë, siç njofton FSHF në faqen e saj zyrtare.
Kështu, java e dytë nis me takimin e ditës së martë, në orën 19:00, mes Tiranës dhe Teutës në “Selman Stërmasi”.
Më pas, të mërkurën e datës 28, do të luhen katër takime të tjera. Tre prej tyre, luhen në orën 16:00, me Laçin që pret Skënderbeut, Partizanin që udhëton drejt Gjirokastrës, si dhe Vllazninë që ndeshet me Bylisin në Ballsh.
Ndeshja e fundit e javës së dytë do të luhet po të mërkurën, por në orën 19:00, mes Flamurtarit e Kukësit, në qytetin e Vlorës. Më poshtë, kalendari i plotë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2
E martë, 27 gusht
19:00 | Tirana-Teuta
E mërkurë, 28 gusht
16:00 | Bylis-Vllaznia
16:00 | Luftëtari-Partizani
16:00 | Laçi-Skënderbeu
19:00 | Flamurtari-Kukësi