Tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani, pavarësisht kërkesës së llogarisë ndaj lojtarëve të tij duket se ka kërkuar që disa debate mes vetë lojtarëve të mbyllen shpejt.
Nga sa mësohet, në pushim të ndeshjes, tekniku Osmani ka gjetur një situatë të ndezur debatesh mes lojtarëve lidhur me golat pësuar. Ai mësohet të ketë kërkuar që analizat të bëhen prej tij dhe jo prej tyre.
“Të mos diskutohet tani ku u gabua. Të shikojmë çfarë do të bëjmë në pjesën e dytë. Nuk është koha për të parë dhe gjykuar njëri-tjetrin”, mësohet të ketë thënë tekniku.
Debatet mësohen të kenë pasur si shkak dy golat e pësuar në minutat shtesë. Mirëpo, pavarësisht asaj që është diskutuar kuqeblutë nuk kanë arritur të reflektojnë në pjesën e dytë të takimit.