Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të nisin Brenda kësaj jave dhe për këtë arsye, klubi I futbollit Vllaznia ka nisur të lirojë zyrat që gjenden në tribunën qendrore të tij sepse mendohet që Brenda 2-3 ditësh të bëhet prishja e saj. Ndërkohë, edhe zhvillimi I ndeshjes Vllaznia- Flamurtari të kësaj jave ka qenë në dyshim nëse do të luhej në Shkodër apo jo por vendimi më I fundit I Federatës është që ndeshja do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi” sepse edhe pas nisjes së punimeve në tribunën qendrore, fusha nuk do preket dhe skuadrat do luajnë pa problem në fushë. Megjithatë, takimi me vlonjatët është e sigurtë që do të jetë I fundit në stadiumin e vjetër. Ditën e sotme, një faqe e huaj internet ka zbuluar edhe maketin e projektit të ri të “Loro Boriçit” sesi do të duket ai pas rikonstruksionit të plotë.
Pamjet janë vërtetë të këndshme dhe shumë prej tifozëve ende nuk e besojnë se do të realizohet ai projekt. Në fillim pati rezerva për idenë sesi projektuesi Australian Peter Uillson e kishte menduar ndërtimin e plotë me projektin e tij megjithatë, me këto foto të tij, gjërat duken shumë më bukur. Tribuna qendrore krejtësisht e re dhe shumë funksionale me të gjithë parametrat bashkëkohor, tribuna pas porte, ambjentet e brendshme dhe pista me tartan, I japin një dekor shumë të bukur këtij impianti sportiv. Pa harruar pastaj edhe ambjentet rreth e rrotull stadiumit që do marrin formë tjetër dhe Shkodra në këtë mënyrë do të bëhet shpejt epiqendra e futbollit shqiptar.
© shkodrasport.com