nteri është pranë akordit me lojtarin e Sauthemptonit, Sedrik Soares. 27-vjeçari pritet t’i bashkohet zikaltërve gjatë kësaj merkatoje duke lënë kështu Premier Ligën.

Sipas atyre që raporton gazetari i “Sky Italia”, Xhianluka Di Marzio, bisedimet janë të avancuara dhe ka një klimë shumë pozitive për kalimin e 27-vjeçarit tek Interi. Formula e transferimit do të jetë huazim me opsion blerje në fund të sezonit.

Soares është kampioni i Europës, me Portugalinë dhe ka qenë titullar, në vitin 2016. Lojtari do të zëvendësojë Vrsalkon, i cili nuk arriti dot të ambientohet dhe do të rikthehet tek Atletiko Madrid.

Kështu Interi e ka shuar interesimin e saj kundrejt Hysajit, pasi ka gjetur një rast më ekonomik dhe më të arritshëm. Hysaj tanimë është në radarët e Çelsit që ofron 23 milionë euro për të.