Merkato gjithmonë e hapur, dhe nga “Sky” mbërrijnë lajme negative për tifozët kuqezi të Milan. Sipas të dërguarit special të medias së madhe italiane, raportohet se gjatë javës ka patur kontakte mes menaxherit të famshëm Mino Raiola dhe drejtuesve të Paris Saint-Germain, me objekt diskutimi, portierin e Milan, Gigio Donnarumma. Njëherësh është zbuluar edhe një tjetër detaj i rëndësishëm, pikërisht që portieri kuqezi nuk ka një klauzolë të përcaktuar për shitjen, që të mund ta mbajë atë të lidhur me klubin.
Kjo përkthehet nga media italiane si një thikë me dy presa, pasi nëse klubi do të gjendej në qershor, me pozita të shëndosha financiare, atëherë mund t’i lejojë vetes që të refuzojë shifra më të larta edhe se 70 milionë euro të parashikuara, ose në rast të kërkesës së futbollistit për tu larguar, të kërkojë shifra edhe më të larta për të marrë maksimumin.
Por, diskutimi mund të ndryshojë në rast se do të ishte domosdoshmëria për të siguruar likuiditet.