Pas eksperiencës me Korabin, Franc Lala po përjeton sezonin e parë në Kategorinë Superiore dhe është një nga lojtarët e formacionit të parë të trajnerit Çoçlli te Luftëtari. Mbrojtësi në një intervistë për RTSH shprehet se përtej rezultateve të dobëta ata do të japin maksimumin derisa matematika t’ia lejojë mbijetesën.
“Me shumë punë arrihet gjithçka. Prej kësaj kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe kjo është ajo çka të bën të ecësh përpara. Rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira për ne. Mungesa e eksperiencës ka bërë që rezultatet të mos jenë të kënaqshme. Do të vazhdojmë me besim sepse matematika na lejon që të ecim përpara.
Nuk do të dorëzohemi deri në fund. Me të vërtetë kemi marrë rezultate jo të mira, por kjo nuk na bën të dorëzohemi. Shpresojmë te fitorja në ndeshjen e ardhshme kundër Vllaznisë.
Për të ardhmen do të shikojmë deri në fund, do të fokusohem te Luftëtari derisa të luaj ndeshjen e fundit të Luftëtarit këtë sezon. Më pas do të bisedoj me drejtuesit dhe të shohim se çfarë do të vendosim”, përfundoi Lala. /vipsport/