Bekim Rexhepi është një nga “zbulimet” e Skënderbeut në këtë pjesë të sezonit. Trajneri Migen Memelli ka vendosur të kthejë në stol Mario Dajsinanin dhe t’i besojë portierit që u huazua në janar nga Shkëndija e Tetovës dhe ai ka shpërblyer këtë besim me paraqitje të mira, duke ndihmuar ekipin që të sigurojë rezultate, si ai ndaj Bylisit që rihapi garën për mbijetesë për korçarët.

“Janë shuam javë me ritëm shumë të mirë. Atmosfera është e mirë, trajneri e ka rritur atë dhe besojmë se deri në fund do t’ia dalim”, tha Rexhepi për “RTSH”.

Djaloshi diti të përfitojnë nga momenti që iu dha mundësia për të treguar vlerat e tij dhe tashmë është gati të vazhdojë të mbrojë katërkëndorin e “ujqërve të dëborës” deri në mbyllje të sezonit. “Varet prej situatës se portieri është pozitë specifike. Pret rastin dhe po ta shfrytëzosh, do të kesh rastin tjetër. Besoj që prita, por ia vlejti”, theksoi ai,duke shtuar se ka bindje të plotë se ekipi do të shkojë për fitore ndaj Kastriotit në ndeshjen e radhës.

“Do e rimarrim veten, do bëjmë planin tonë, strategjinë tonë, pa marrë parasysh gjëra të tjera. Futbolli është ky, luajmë me qetësi, stërvitemi mirë dhe do të shkojmë për fitore atje”, tha 24-vjeçari. /vipsport/