Xherdan Shaqiri shumë lehtë në janar do të mund të përfundonte te Galatasaray
E përditshmja turke ‘Sozcu Gazetesi’ ka thënë se Galatasaray ishte pajtuar me Liverpoolin për një huazim 6 mujor të Shaqirit me të drejt blerje në fund të sezonit, shkruan Reporteri.net
Por, një transferim i tillë u refuzua kategorikisht nga Shaqiri, i cili dëshiron të qëndrojë te Liverpooli.
“Shaqiri ka refuzuar huazimin te Galatasaray, pasi dëshiron të mbetet te Liverpooli. Galatasaray kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin për huazimin e tij, me detyrim të blerjes në fund të këtij edicioni. Por Shaqiri prishi planet e Galatasarayt”, ka shkruar Sozcu Gazetesi.
Ndryshe, këtë edicion Shaqa kishte probleme me lëndime dhe nuk kishte shumë hapësira te Liverpooli, pavarësisht kësaj ai shënoi një gol të bukur kundër Evertonit në ndeshjen e tij të parë si startues për këtë edicion me ‘Të Kuqtë’.