Është publikuar tashmë një listë me 20 klube angleze që kanë ndryshuar më shumë trajner që nga viti 1992, kur kampionati elitar anglez njihet si Premier Liga. Southamptoni kryeson Ligën Premier me më shumë ndryshime në menaxher që nga viti 1992, duke emëruar 21 trajnerë me kohë të plotë në vetëm 25 sezone.

Shumë afër janë Chelsea dhe Tottenham Hotspur, secili me nga 18 trajnerë, megjithëse Blutë janë më të njohur për ndërrime të shpeshta. Nga ana tjetër, Arsenali ka treguar qëndrueshmërinë më të madhe, duke pasur mesatarisht një trajner të ri çdo 6.6 sezone, i ndjekur nga Manchester United me 5.5.

West Bromwich Albion, aktualisht i pesti në tabelën e Championship, ka pasur mesatarisht një trajner të ri çdo sezon që kaloi në Ligën Premier, në 13 sezone sa luajti.

Statistika të mira ka edhe Liverpooli me nëntë menaxher të ndryshuar në 33 sezone, ndërsa Manchester City ka ndryshuar 11 menaxher në 28 sezone. /Telegrafi/