Alvaro Morata shpalosi në duelin e të premtes në darkë mes Milanit dhe Leçes një “look” të ri. Sulmuesi spanjoll kishte qethur flokët në zero.

Gjithçka ka lidhje me veprimtaritë sociale që bën Morata, i cili pak orë para ndeshjes, kishte vendosur që të qethte flokët e tij.

Morata viziton shpesh repartet e pediatrisë në spitalet onkologjike dhe ka vendosur që të mbajë për pak kohë një pamje të tillë, që t’u ngjante fëmijëve të shtruar atje.

Një mesazh solidariteti ndaj të vegjëlve që vuajnë dhe që e kanë atë idhull. Një gjest me të vërtetë domethënës i sulmuesit të Milanit i cili është vazhdimisht protagonist me sjellje të tilla aq sa edhe në festimet e Spanjës për titullin e Euro 2024, ngjiti në skenë mes futbollistëve një vajzë të vogël që po luftonte kundër kancerit.