Ylli egjipitian i Liverpoolit, Mohamed Salah mbrëmjen e djeshme realizoi 3 gola ndaj Leeds në ndeshjen e parë të Premierligës.
Skuadra e Klopp fitoi me rezultat të ngushtë 4:3, me Salah që ishte protagonisti i sfidës.
Në golin e tretë që Salah e shënoi nga penallti, rëndësi kishte festimi i tij , ku dy duart i vendosi te veshët.
Ky festim i tij i dedikohej futbollistit egjiptian Moamen Zakaria, i cili vuan prej disa kohësh nga sëmundja e sklerozës laterale amiotrofike.
Po çfarë është skleroza laterale amiotrofike, ose ALS? Ajo është një sëmundje e qelizave nervore në tru, sistemit nervor dhe shtyllës kurrizore që kontrollojnë lëvizjen e muskujve vullnetarë.