Lojtarët e Real Madrid eliminuan mbrëmë (e mërkurë) Atletico Madridin në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve pas një paraqitje më të mirë në penallti dhe një polemikë e madhe u ngrit pasi gjyqtari Szymon Marciniak e anuloi golin e Julian Alvarez në raundin e dytë të gjuajtjeve.

Alvarez mposhti Thibaut Courtois dhe barazoi rezultatin në 2-2 në penallti, dhe më pas dhoma e VAR-it kontaktoi Marciniak, i cili përfundimisht e anuloi golin dhe Federico Valverde menjëherë kaloi Realin në avantazh 3-2.

Shumë shikues në televizion, si dhe të gjithë në stadium, mbetën në habi se përse polaku vendosi të mos i lejojë golin Alvarezit, i cili në pamje të parë dukej krejtësisht i saktë.

Megjithatë, argjentinasi e ka prekur topin me të dyja këmbët gjatë gjuajtjes. Më saktësisht, ai gjuante me këmbën e djathtë dhe topi i kapi majën e këpucës së majtë.

Edhe pse kontakti me sy ishte i padukshëm, ai u pa në një lëvizje të ngadaltë në dhomën e VAR-it dhe Tomasz Kwiatkowski i sugjeroi Marciniak që ta anulonte dhe ai në fund veproi sipas rregullave dhe e shpalli golin të pavlefshëm.

Në fund Reali fitoi 4-2 në penallti dhe kaloi në çerekfinale ku do të përballet me Arsenalin. Por, polemikat veçse u shtuan. /Telegrafi/

https://twitter.com/ArchivoVAR/status/1899962748588503175?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1899962748588503175%7Ctwgr%5E6b7fac17f1a3e54916920a0152135763277d9d00%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzbulohet-arsyeja-pse-u-anulua-penalltia-e-alvarezit-kunder-real-madridit%2F