Nëse skuadrat e tjera pretendente për kreun kanë pengje nga përballjet me Skënderbeun dhe Apoloninë, Vllaznia jo. Kuqeblutë nisin të qetë fazën e tretë të Kategorisë Superiore. Kjo për faktin e vetëm se kalendari iu servir dy përballjet me vendin e tetë dhe dhjetë, Apoloninë dhe Skënderbeun.

Këto dy të fundit për shumë skuadra të tjera mund të kenë qenë edhe hapi fals në ndonjë moment në dy fazat e para, mirëpo kuqeblutë luajnë të qetë në sfidën përballë Apolonisë dhe Skënderbeut.

Jo vetëm objektivat krejt të kundërt me këto të dyja, por mbi të gjitha për faktin se në ndeshjet e dy fazave të para, Vllaznia ka marrë 12 pikë, respektivisht nga dy fitore përballë secilës në Shkodër dhe në transferta. Kjo mund të konsiderohet ndryshe edhe një lloj “nxehmjeje” për Vllazninë përpara përballjes me Tiranën.

KALENDARI PËR 3 NDESHJET E RADHËS

JAVA 19 (12-13 SHKURT)

TË PREMTEN

TEUTA-SKËNDERBEU 18:00

TË SHTUNËN

TIRANA-KUKËSI 14:00

BYLISI-LAÇI 14:00

KASTRIOTI-PARTIZANI 14:00

VLLAZNIA-APOLONIA 17:00

JAVA 20 (17 SHKURT)

TIRANA-TEUTA 14:00

LAÇI-KASTRIOTI 14:00

APOLONIA-BYLISI 14:00

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 17:00

KUKËSI-PARTIZANI 17:00

JAVA 21 (21-22 SHKURT)

BYLISI-SKËNDERBEU 14:00

KASTRIOTI-APOLONIA 14:00

TEUTA-KUKËSI 17:00

VLLAZNIA-TIRANA 18:00

PARTIZANI-LAÇI 18:00