Kur u mendua se në formacionin e Kukësit të hënën ndaj Vllaznisë do të mungonte lojtari i tyre i momentit- sulmuesi Sindrit Guri, gëzimi i shkodranëve ka zgjatur fara pak.

Kjo ngaqë shtatëlarti i kukësianëve nuk e ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë siç u tha gjatë paradites së sotme por ka vetëm tre.

Çka do të thotë se do të jetë në fushë të hënën ndaj Vllaznisë. Diçka e pakuptimtë në fakt sepse sistemi i FSHF-së i ka të qarta ndëshkimet për të gjithë dhe për rrjedhojë çdo gjë është e qartë.

Në këtë mënyrë, trajneri Gjoka dhe stafi i tij duhet t’i bëjnë llogaritë me Gurin si kundërshtar në fushë.

Ai ia njeh mirë vlerat këtij lojtari sepse e ka stërvitur sezonin e kaluar kur ishin sëbashku tek Kukësi.

Prandaj do të mundohet ta gjejë mënyrën për ta markuar siç duhet për të mos i shënuar skuadrës shkodrane ashtu siç ka bërë si në ndeshjen e fazës së parë në Kukës ashtu edhe në atë të së dytës në “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com