‘Zbulohet’ emri i arbitrave qe do te drejtojne ndeshjen e sotme ne mes Partizanit dhe Vllaznise, ndeshje qe siç dihet do te startoje ne oren 16.00 ne stadiumin “Selman Stermasi’ te kryeqytetit.

Arbitri kryesor i ketij takimi do te jete durrsaku Andi Koçi, i cili do te kete ndihmen e asistenteve Endrit Veseli nga Fushe- Kruja dhe Denis Agaraj nga Tirana.

Arbiter i katert nderkohe do te jete Blerim Ziri po nga Fushe- Kruja ndersa vezhgues i arbitrave Arjan Mali nga Patosi. Sakaq, delegati i Federates per kete takim eshte caktuar Petrit Brahja nga kryeqyteti.

Shkodranet shpresojne ne nje arbitrim korrekt nga Koçi dhe ndihmesit e tij ne menyre qe fituesin e kesaj ndeshje ta vendose fusha e lojes dhe ajo çfare do prodhojne dy skuadrat ne fushe dhe jo te kene ndikim ne rezultat “bluzat e zeza”.
www.shkodrasport.com